Obama vazhdon me premtimin për mbylljen e Guantanamos
https://parstoday.ir/sq/news/world-i27121-obama_vazhdon_me_premtimin_për_mbylljen_e_guantanamos
Megjithëse kanë kaluar pothuajse 8 vite nga mandati i tij presidencial, presidenti i SHBA edhe një herë deklaroi se do të mbyllë burgun famëkeq në Guantanamo.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 08, 2016 15:27 Europe/Tirane
  • Obama vazhdon me premtimin për mbylljen e Guantanamos

Megjithëse kanë kaluar pothuajse 8 vite nga mandati i tij presidencial, presidenti i SHBA edhe një herë deklaroi se do të mbyllë burgun famëkeq në Guantanamo.

Në një konferencë rajonale në Laos, Barak Obama deklaroi se nuk është i gatshëm të heqë dorë nga mbyllja e Guantanamos, sepse sipas tij, ky burg është kthyer në një qendër rekrutimi të terroristëve. Ndërkohë, kandidati republikan për president në zgjedhjet e Nëntorit 2016, ka deklaruar se nëse fiton në zgjedhje, do t'a mbushë Guantanamon me ata që ai i quajti ''njerëz të poshtër''.