Teksas: Armët e zjarrit përsëri marrin jetë njerëzish
(last modified Fri, 09 Sep 2016 06:03:20 GMT )
Shtator 09, 2016 08:03 Europe/Tirane
  • Teksas: Armët e zjarrit përsëri marrin jetë njerëzish

Të paktën një person është vrarë gjatë të shtënave të kësaj të enjteje në një shkollë të mesme në qytetin Alpine në perëndim të Teksasit.

Lajmi raportohet nga kanali televiziv “Fox 24”, sipas të cilit personeli i Zyrë së Sherifave të qarkut Brewster ndodhet në vendngjarje. Burime të policisë për “Reuters” thanë se “ka pasur një incident me të shtëna” në shkollën e mesme të qytetit Alpine, por nuk dha detaje të mëtejshme. “Alpine High School”, e cila numëron rreth 280 nxënës, u evakuua menjëherë, ndërkohë që edhe shkollat e tjera përreth u mbyllën për arsye sigurie. Sipas televizionit “KËES”, autori i të shtënave është ende në arrati, ndërkohë që raportime të tjera mediatike thonë se autorët mund të jenë dy. Nxënësit vet thanë se kishin dëgjuar dy apo 3 të shtëna. Vlen të theksohet se të shtënat me armë zjarri në Amerike për çdo vit marrin jetën dhe plagosin me mijëra persona dhe kjo ka bërë që armëmbajtja në këtë vend të kthehet në një sfidë të madhe për shoqërinë amerikane.

Tags