Rusia teston një raketë ndërkontinentale
https://parstoday.ir/sq/news/world-i27292-rusia_teston_një_raketë_ndërkontinentale
Rusia ka testuar një raketë ndërkontinentale.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 10, 2016 03:30 Europe/Tirane
  • Rusia teston një raketë ndërkontinentale

Rusia ka testuar një raketë ndërkontinentale.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia IRNA sipas të cilës kanali dy i televizionit shtetëror të Rusisë njoftoi se Rusia ditën e premte ka testuar një raketë ndërkontinentale të tipit RS2-M1 që konsiderohet raketë e tipit Topolov. Raketa është lëshuar nga baza ajrore Plastcek në veriperëndim të Rusisë. Raketa me një kokë testuese ka rënë në gadishullin Kamçetka. Qëllimi i këtij testimi ishte konfirmimi i përmasave teknike të raketës dhe testimi i sistemeve të mbrojtjes raketore. Raketa ndërkontinentale RS2-M1 është modeli i sofistikuar dhe i përparuar i raketës PM2-RT të cilën NATO e njeh me emrin SS 27.