Kina thekson çarmatimin e armëve bërthamore të Penianit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i27451-kina_thekson_çarmatimin_e_armëve_bërthamore_të_penianit
Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës deklaroi se testimi i fundit bërthamor i Koresë Veriore nuk ndihmon vendosjen e paqes dhe stabilitetit në Gadishullin Korean.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 11, 2016 03:46 Europe/Tirane
  • Kina thekson çarmatimin e armëve bërthamore të Penianit

Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës deklaroi se testimi i fundit bërthamor i Koresë Veriore nuk ndihmon vendosjen e paqes dhe stabilitetit në Gadishullin Korean.

Agjencia Shinhua e lajmeve njoftoi se Xhang Jesuj, zv/ministri i punëve të jashtme të Kinës, të shtunën në takim me Xhi Xhae Riong, ambasadori i Koresë Veriore në Kinë, deklaroi se çarmatimi bërthamor i Penianit, ruajtja e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe zgjidhje e problemeve nëpërmjet dialogut dhe negociatave, përbëjnë qëndrimin e fortë dhe të qartë të Kinës. Xhang Jesuj shtoi se zhvillimi i vazhdueshëm i armëve bërthamore dhe kryerja e testimeve bërthamore nga Koreja Veriore është në kundërshtim me pritjet e Bashkësisë Ndërkombëtare dhe shton tensionet në Gadishullin Korean. Ai në vazhdim tha se Kina kërkon nga Koreja Veriore që të vetëpërmbahet nga veprimet që mund të shtojnë tensionet dhe sa më shpejt të kthehet në rrugën e drejtë të çarmatimit bërthamor. Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës të premten me anë të një deklarate, kundërshtoi ashpër testimin bërthamor të Koresë Veriore.