Paqartësitë e zgjedhjeve në Kroaci
Kroatët zgjedhin sot qeverinë për të dytën herë brenda më pak se një viti. Sondazhet e opinionit parashikojnë një rezultat tepër të ngushtë e një tjetër koalicion të brishtë, të cilit do t’i mungojë një mandat i qartë për implementimin e reformave të dhimbshme ristrukturuese të kërkuara nga BE-ja.
Rreth 3,8 milione zgjedhes kroate votojne mes 2456 kandidateve per zgjedhjen e 151 deputeteve Aleanca katërpartiake e udhëhequr nga socialdemokratët besohet se do të arrijë të sigurojë 60 nga 151 vendet në Parlamentin e fragmentuar kroat. Rivalja e saj konservatore “HDZ”, Union Demkoratik Kroat, llogaritet të marrë disa vende më pak. Në këtë situatë, secilës palë do t’i nevojitet mbështetja e partisë së qendrës së djathtë, “Most”. Kjo e fundit u shndërrua në lojtarin qëndror në zgjedhjet e nëntorit 2015 dhe në thelb kërkon t’i japë fund dominimit 20-vjeçar të dy partive të mëdha, të cilat i akuzon për korrupsion e klientelizëm. Koalicioni “HDZ-Most” u shemb pas vetëm 5 muajsh ekzistence, mes mosmarrëveshjeve që kishin të bënin me postet politike, reformën e administratës publike dhe konfliktin e interesit. Kroacia mbetet njëra prej ekonomive me performancën më të dobët në Bashkimin Europian, pavarësisht disa zhvillimeve pozitive të kohëve të fundit, të lidhura me anëtarësimin e vendit në BE. Të dyja partitë e mëdha të Kroacisë premtojnë ulje taksash, ndërsa zotimet e tyre për reforma rrënjësore vijnë me tone të ulura përpara zgjedhjeve të parakohshme të së dielës. Votimet e nëntorit prodhuan një qeveri të brishtë të qendrës së djathtë ku pushtetin e ndanë mes tyre unioni demokratik kroat, HDZ dhe partia reformatore Most. Mosmarrëveshjet megjithatë nuk vonuan të shfaqen me përplasjet mbi reformat që nënkuptonin shkurtime masive të vendeve të punës në sektorin publik dhe një rast konflikti interesi ku përfshihej ish-liderin i HDZ-se, Tomislav Karamarko. I përballur me përplasje të vazhdueshme, koalicioni qeverisës ra pas vetëm 5 muajsh. Sondazhet parazgjedhore i japin tani një epërsi të lehtë socialdemokratëve, por jo aq sa duhet sa për siguruar një mazhorancë të qëndrueshme. “Ne po shkojmë për fitore, por jo për dominim, jo për forcë brutale, jo për shtypjen e kulturës, jo për ta vrarë reformën në arsim që përfaqëson shpirtin, zemrën dhe trurin e këtij populli. Gjatë katër viteve që kemi kaluar në pushtet, e treguam se dimë si të qeverisim dhe gjithë çfarë kërkojmë është një mundësi tjetër”, shprehet Zoran Milanovic, lider i partisë socialdemokrate. HDZ-ja, ndërkohë, po tenton të paraqitet si parti e rivitalizuar me ndryshimin e kreut të saj. Frerët e forcës politike i ka marrë Andrej Plenkovic, i cili po i largohet një fushate të mbështetur në çështje ideologjike duke u fokusuar më shumë tek premtimet konkrete. Anketimet tregojnë se të dyja partitë e mëdha me vështirësi grumbullojnë 30% të votave, çka do të thotë se partitë e vogla do të kenë një rol kyç në krijimin e qeverisë së re.