Ngrohja globale ndikon në zgjerimin e terrorizmit!
(last modified Sun, 11 Sep 2016 16:43:38 GMT )
Shtator 11, 2016 18:43 Europe/Tirane
  • Ngrohja globale ndikon në zgjerimin e terrorizmit!

Drejtori i Shërbimit informativ kombëtar të SHBA është i mendimit se ndryshimet klimatike si ngrohja globale është faktor që ndikon në zgjerimin e terrorizmit në botë.

James Clapper thotë se reduktimi i burimeve natyrore si uji dhe ushqimi për shkak të ngrohjes globale ka shtuar trazirat sociale dhe ekonomike në mbarë botën dhe njerëzit janë detyruar të marrin armët për të siguruar nevojat e tyre jetike. Ai shton se kjo i ka shtuar presionet ndaj qeverive, të cilat janë detyruar të futen në luftë për mbrojtjen e kufijve dhe burimeve natyrore të shteteve. Clapper thotë se ngrohja globale do të shkaktojë shumë probleme që kanë lidhje me sigurinë kombëtare të shteteve dhe do të bëhet shkak për zgjerimin e ekstremizmit dhe terrorizmit në të ardhmen.

 

Tags