Klinton akuzon Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet e Amerikës
(last modified Mon, 12 Sep 2016 06:13:40 GMT )
Shtator 12, 2016 08:13 Europe/Tirane
  • Klinton akuzon Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet e Amerikës

Hillari Klinton, kandidatja e demokratëve për zgjedhjet presidenciale të Amerikës, akuzoi përsëri Rusinë për ndërhyrje në procesin e zgjedhjeve presidenciale të këtij vendi.

Agjencia Sputnik e lajmeve njoftoi se Hillari Klinton deklaroi se Vladimir Putin pas marrjes së presidencës së Rusisë në vitin 2012, ka përqendruar përpjekjet e tij për të penguar ndikimin e BE dhe të Amerikës në vendet fqinjë të Rusisë, sidomos në lindje dhe në qendër të Evropës, si dhe të Azisë Qendrore. Klinton pretendoi se Putin ka bërë përpjekje të pengojë edhe ndikimin e Amerikës dhe të Evropës në zgjedhjet demokratike të këtyre vendeve. Në këtë kuadër Rusia është munduar të ndërhyjë edhe në procesin e zgjedhjeve presidenciale të Amerikës,- shtoi ndër të tjera Hillari Klinton. Ndërkohë Rusia vazhdimisht ka hedhur poshtë akuzat e autoriteteve amerikane për ndërhyrje në fushatën elektorale dhe në procesin e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë.

Tags