Rusia u shet armë 17 vendeve të botës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i27601-rusia_u_shet_armë_17_vendeve_të_botës
Ministria e mbrojtjes e Rusisë njoftoi nënshkrimin e kontratave për shitjen e armëve në 17 vende të botës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 12, 2016 12:21 Europe/Tirane
  • Rusia u shet armë 17 vendeve të botës

Ministria e mbrojtjes e Rusisë njoftoi nënshkrimin e kontratave për shitjen e armëve në 17 vende të botës.

Sipas njoftimit të kësaj ministrie në kuadër të panairit ndërkombëtar ( Ushtria-2016 ) janë nënshkruar kontrata në vlerë 130 milion rubla për shitjen e armëve në 17 vende të botës. Kontratat përfshijnë shitjen e 6 nëndetëseve, 3 anijeve të pajisura me raketa, si dhe rindërtimi i 230 pajisjeve ushtarake. Panairi i dytë ndërkombëtar Ushtria-2016 ka nisur punimet nga 6-11 shtatori në panairin ndërkombëtar Patriot dhe në sheshet Alabino dhe aeroportin ushtarak Kubinka në periferi të Moskës. Në këtë panair marrin pjesë 80 vende mes tyre 35 delegacione zyrtare. Në këtë panair janë ekspozuar produktet më të fundit të armëve të rënda, detare, tanke, autoblinda ruse dhe të vendeve të tjera. Rusia me shitjen e 10 miliard pajisjeve ushtarake renditet e dyta pas Amerikës.