Ish-shefi i CIA-s emërohet këshilltar i Trump
(last modified Tue, 13 Sep 2016 05:50:22 GMT )
Shtator 13, 2016 07:50 Europe/Tirane
  • Ish-shefi i CIA-s emërohet këshilltar i Trump

Ish-shefi i CIA-s dhe përkrahësi i agresionit ushtarak të Amerikës kundër Irakut në vitin 2003, u zgjodh këshilltar i lartë për siguri kombëtare i Donald Trump.

Agjencia Reuters e lajmeve njoftoi se zgjedhja e James Woolsey është bërë përkundër deklaratave të mëparshme të Donald Trump, kandidatit republikan për zgjedhjet presidenciale të Amerikës, i cili kishte thënë se është kundër agresionit ushtarak të Amerikës në Irak. James Woolsey me anë të një deklarate ka thënë se përkrah programet e Donald Trump për zgjerimin e ushtrisë së Amerikës dhe e konsideron atë një veprim të duhur për ta kthyer forcën e Amerikës në skenën e betejave të zakonshme dhe digjitale. James Woolsey në periudhën e presidencës së Bill Klinton për dy vite ka qenë shefi i CIA-s. Megjithëkëtë ai në një intervistë me CNN, vendimin e Trump për ndalimin e hyrjes së myslimanëve në Amerikë, e ka quajtur një vendim të keq. James Woolsey gjithashtu ka dhënë paralajmërime në lidhje me kërcënimet e ndryshimeve klimatike, ndërsa Trump këto kërcënime i konsideron gënjeshtra në favor të Kinës. James Woolsey ishte një prej përkrahësve të hapur të agresionit ushtarak kundër Irakut dhe thoshte se Sadam Husein ka fshehur armë bërthamore, kimike dhe biologjike. James Woolsey gjithashtu përkrahte edhe këtë pretendim se Sadam Husein ka mbështetur Al Kaidan në sulmet e 11 shtatorit.

Tags