Obama: Trump përhap urrejtjen
(last modified Wed, 14 Sep 2016 05:32:50 GMT )
Shtator 14, 2016 07:32 Europe/Tirane
  • Obama: Trump përhap urrejtjen

Presidenti i Amerikës deklaroi se Donald Trump, kandidati i republikanëve për zgjedhjet presidenciale të këtij vendi, po përhap urrejtjen.

Agjencia Associated Press e lajmeve njoftoi se Barak Obama, presidenti i Amerikës, të martën në tubimin elektoral të Hillari Klinton, kandidates së demokratëve në zgjedhjet presidenciale të Amerikës, deklaroi: "Partia Republikane nuk është ajo Parti Republikane e Abraham Linkoln, ish-presidentit të SHBA-ve, kjo parti gjithashtu nuk ka as largpamësinë që kërkonte ish-presidenti amerikan Ronald Rejgan. Donald Trump është kandidat i preferuar nga votuesit e klasës së punëtorëve. Me të vërtet a është ky ai person që dëshironi të jetë hero i klasës punëtore?" Në vazhdim presidenti amerikan kritikoi jetën e izoluar të Donald Trump dhe faktin se ai posedon prona të shtrenjta më SHBA. Vlen të theksohet se zgjedhjet presidenciale të Amerikës zhvillohen më 8 nëntor.

Tags