Ministri i Jashtëm turk: Amerika të dorëzojë Gylenin
Ministri i Jashtëm i Turqisë deklaroi se Gylen duhet të ekstradohet në Turqi për tu hetuar.
Mevlut Caushoglu kërkoi nga funksionarët amerikanë të dorëzojnë Fethullah Gylenin i cili është i akuzuari kryesor për grushtin e dështuar të shtetit në Turqi. "Të gjithë personat që jetojnë jashtë Turqisë dhe që kanë pasur lidhje me grushtin e shtetit duhet të ekstradohen në Turqi për të mbajtur përgjegjësi"-theksoi Caushoglu. Turqia zyrtarisht i ka dërguar kërkesë Shteteve të bashkuraa për ta arrestuar klerikun turk, Fethullah Gylen, nën akuza për organizimin e grusht shtetit të dështuar ushtarak të 15 korrikut. Gylen i cili jeton në Penssylvania të SHBA-së që prej vitit 1999, ka mohuar çdo përfshirje në puçin e dështuar ushtarak. Ankaraja ka arrestuar më shumë se 100 mijë ushtarë, policë dhe shërbyes civilë që prej puçit të dështuar, nën dyshimin se ata janë të lidhur me lëvizjen e Gylenit.