Qeveria angleze këmbëngul në shitjen e armëve Arabisë Saudite
Qeveria angleze nuk po lejon deputetët e Parlamentit anglez të votojnë një projektligj që synon ndalimin e shitjes së armëve Arabisë Saudite.
Deputetët anglezë synojnë që nëpërmjet këtij projektligji të detyrojnë qeverinë e Londrës t'i japë fund shitjes së armëve regjimit Al Saud, por zëdhënësi i qeverisë angleze deklaroi se vota e Parlamentit nuk do të ndikojë aspak në tregtinë e armëve me Arabinë Saudite. Edwin Samuel deklaroi se eksporti i armëve është një përgjegjësi serioze e qeverisë angleze dhe Parlamenti nuk duhet të ndërhyjë në këtë çështje. Komiteti për kontrollin e eksportit të armëve i Parlamentit të Anglisë, ka deklaruar se Arabia Saudite po kryen krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në agresionin kundër Jemenit duke shfrytëzuar armët e blera nga Anglia. Edhe kryetari i Partisë Laburiste Jeremy Corbin, i ka kërkuar kryeministres Theresa May, të ndalë shitjen e armëve në Arabinë Saudite.