Policia amerikane vret një 13 vjeçar
Shtator 15, 2016 13:51 Europe/Tirane
Zyrtarët policorë në Ohio kanë qëlluar një djalë 13 vjeçar, pasi ai nga brezi nxori një armë, e cila më vonë doli se ishte pistoletë me ajër, njoftuan sot mediat amerikane.
Incidenti ka ndodhur pasi policia kishte marrë një thirrje se po ndodhte një grabitje me armë, në këtë vjedhje u përfshinë disa persona. “Oficerët tentuan t’i marrin të dyshuarit në paraburgim, por njëri nga të dyshuarit u përpoq ta nxirrte armën nga brezi”, thuhet në deklaratën e policisë. Ndërsa më pas një polic e qëlloi me plumba të dyshuarin, njofton deklarata. I dyshuari më pas është identifikuar si 13-vjeçari Tyree King, dhe ai u transferua në Spitalin e Fëmijëve, por më vonë vdiq nga plagët e marra.
Tags