Rusia: Fati i Bashar Asad i përket sirianëve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i27988-rusia_fati_i_bashar_asad_i_përket_sirianëve
Zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë deklaroi se në marrëveshjen e Rusisë dhe Amerikës në lidhje me krizën në Siri, nuk ekziston asnjë paragraf rreth fatit të Bashar Asad dhe për fazën e tranzicionit në këtë vend.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 16, 2016 09:22 Europe/Tirane
  • Rusia: Fati i Bashar Asad i përket sirianëve

Zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë deklaroi se në marrëveshjen e Rusisë dhe Amerikës në lidhje me krizën në Siri, nuk ekziston asnjë paragraf rreth fatit të Bashar Asad dhe për fazën e tranzicionit në këtë vend.

Kanali televiziv Al Hadeth njoftoi se Mikhail Bogdanov, zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë, deklaroi se Moska po bisedon me Uashingtonin për mundësin e deklarimit të armëpushimit në Siri në kuadër të KS të OKB. Në marrëveshjen e Rusisë dhe Amerikës rreth Sirisë nuk ekziston asnjë paragraf rreth fatit të Bashar Asad, presidentit të Sirisë dhe as për fazën e tranzicionit në këtë vend. Fati i Bashar Asad është një çështje që i përket vet sirianëve. Moska nuk ka asnjë plan sekret në lidhje me zgjidhjen e krizës së Sirisë, - shtoi ndër të tjera Mikhail Bogdanov.