Parlamenti i Anglisë: Sulmi ushtarak kundër Libisë ishte një gabim
(last modified Fri, 16 Sep 2016 12:21:56 GMT )
Shtator 16, 2016 14:21 Europe/Tirane
  • Parlamenti i Anglisë: Sulmi ushtarak kundër Libisë ishte një gabim

Parlamenti i Anglisë ka pohuar se ndërhyrja ushtarake e këtij vendi në Libi në vitin 2011, është bërë duke u bazuar në informacione të gabuara.

Kanali informativ BBC njoftoi se komiteti për çështje të jashtme në Parlamentin e Anglisë ka publikuar rezultatet e raportit të hetimeve të tij në lidhje me pjesëmarrjen e këtij vendi në operacionet ajrore kundër forcave të ush-diktatorit libian Moamar Ghadafit. Në këtë raport thuhet se Deivid Kamerun, ish-kryeministri i Anglisë në atë kohë, nuk ka patur ndonjë strategji të caktuar në këtë drejtim dhe vendimi për ndërhyrje në këtë luftë është marrë pa informacion të saktë dhe të besueshëm. Në raportin e komitetit për çështje të jashtme në Parlamentin e Anglisë thuhet se qeveria e këtij vendi nuk arriti të përcaktojë se rreziku i regjimit që kërcënonte civilët në këtë vend ka qenë i ekzagjeruar dhe në fend që të bazohet në informacione të sakta, më tepër u ka dhënë rëndësi deklaratave kërcënuese të Moamar Ghadafit. Hartuesit e këtij raporti kanë thënë se rreziku i krijimit të grupeve ekstremiste dhe radikale duke shfrytëzuar trazirat kundër pushtetit, mund të parashikohej edhe para rrëzimit të regjimit të Moamar Ghadafit, mirëpo qeveria e Anglisë ka anashkaluar këtë çështje dhe strategjinë e saj e ka hartuar në bazë të hipotezave të gabuara dhe perceptimeve të mangëta rreth realitetit. Përgjegjës kryesor për këtë çështje është Deivid Kamerun i cili ka marrë drejtimin e qeverisë që nga viti 2010 dhe ai ka luajtur rol të drejtpërdrejtë në këtë vendimmarrje.

Tags