Dënohen ushtarët anglezë për vrasjen e një adoleshenti në Irak
Shtator 16, 2016 13:14 Europe/Tirane
Katër ushtarë anglezë u gjetën fajtorë për vrasjen e një 15-vjecari irakian në vitin 2003.
George Newman, ish gjyqtari i Gjykatës së Lartë të Anglisë e dënoi veprimin e këtyre ushtarëve, të cilët vetëm për argëtim e kishin futur në një kanal uji 15-vjecarin irakian Ahmed Xhaber Kerim dhe e kishin lënë të mbytet. Ministria e Mbrojtjes e Anglisë e cilësoi tepër shqetësues raportin e komitetit hetimor mbi krimet e ushtarëve anglezë në Irak. Këta katër ushtarë anglezë, në vitin 2006 u shpallën të pafajshëm nga gjykata angleze pasi u akuzuan për vrasje të paqëllimshme. Por komiteti hetimor deklaroi se katër ushtarët anglezë e kishin vrarë qëllimisht dhe vetëm për argëtim adoleshentin irakian.
Tags