Dënohen ushtarët anglezë për vrasjen e një adoleshenti në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/world-i28018-dënohen_ushtarët_anglezë_për_vrasjen_e_një_adoleshenti_në_irak
Katër ushtarë anglezë u gjetën fajtorë për vrasjen e një 15-vjecari irakian në vitin 2003.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 16, 2016 13:14 Europe/Tirane
  • Dënohen ushtarët anglezë për vrasjen e një adoleshenti në Irak

Katër ushtarë anglezë u gjetën fajtorë për vrasjen e një 15-vjecari irakian në vitin 2003.

George Newman, ish gjyqtari i Gjykatës së Lartë të Anglisë e dënoi veprimin e këtyre ushtarëve, të cilët vetëm për argëtim e kishin futur në një kanal uji 15-vjecarin irakian Ahmed Xhaber Kerim dhe e kishin lënë të mbytet. Ministria e Mbrojtjes e Anglisë e cilësoi tepër shqetësues raportin e komitetit hetimor mbi krimet e ushtarëve anglezë në Irak. Këta katër ushtarë anglezë, në vitin 2006 u shpallën të pafajshëm nga gjykata angleze pasi u akuzuan për vrasje të paqëllimshme. Por komiteti hetimor deklaroi se katër ushtarët anglezë e kishin vrarë qëllimisht dhe vetëm për argëtim adoleshentin irakian.