Moska kërkon publikimin e marrëveshjes në lidhje me Sirinë
Ministri i Jashtëm i Rusisë kërkoi publikimin e tekstit të marrëveshjes Uashington-Moskë në lidhje me Sirinë.
Sergej Lavrov deklaroi se nëse Uashingtoni ka mëdyshje në publikimin e kësaj marrëveshjeje, Moska është e gatshme t'a publikojë atë, sepse Rusia nuk dëshiron të ecë në rrugën e diplomacisë së fshehtë. Shefi i diplomacisë ruse tha se në marrëveshjen SHBA-Rusi theksohet se prioritet është lufta kundër terrorizmit dhe ndarja e grupeve opozitare siriane nga grupet terroriste. Lavrov i kërkoi Amerikës të ushtrojë presion ndaj të ashtuquajturës opozitë ''e moderuar'' siriane që të ndahet nga grupet terroriste si ISIS dhe Al Nusra dhe të ndjekë rrugën politike për arritjen e qëllimeve të saj.