Moska kërkon publikimin e marrëveshjes në lidhje me Sirinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i28024-moska_kërkon_publikimin_e_marrëveshjes_në_lidhje_me_sirinë
Ministri i Jashtëm i Rusisë kërkoi publikimin e tekstit të marrëveshjes Uashington-Moskë në lidhje me Sirinë.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shtator 16, 2016 13:28 Europe/Tirane
  • Moska kërkon publikimin e marrëveshjes në lidhje me Sirinë

Ministri i Jashtëm i Rusisë kërkoi publikimin e tekstit të marrëveshjes Uashington-Moskë në lidhje me Sirinë.

Sergej Lavrov deklaroi se nëse Uashingtoni ka mëdyshje në publikimin e kësaj marrëveshjeje, Moska është e gatshme t'a publikojë atë, sepse Rusia nuk dëshiron të ecë në rrugën e diplomacisë së fshehtë. Shefi i diplomacisë ruse tha se në marrëveshjen SHBA-Rusi theksohet se prioritet është lufta kundër terrorizmit dhe ndarja e grupeve opozitare siriane nga grupet terroriste. Lavrov i kërkoi Amerikës të ushtrojë presion ndaj të ashtuquajturës opozitë ''e moderuar'' siriane që të ndahet nga grupet terroriste si ISIS dhe Al Nusra dhe të ndjekë rrugën politike për arritjen e qëllimeve të saj.