Rusia kritikon politikat perëndimore ndaj krizës në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i28159-rusia_kritikon_politikat_perëndimore_ndaj_krizës_në_siri
Ministri i Jashtëm i Rusisë akuzoi SHBA-të dhe Perëndimin se me politikat e tyre kanë nxitur krizën në Siri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 17, 2016 13:28 Europe/Tirane
  • Rusia kritikon politikat perëndimore ndaj krizës në Siri

Ministri i Jashtëm i Rusisë akuzoi SHBA-të dhe Perëndimin se me politikat e tyre kanë nxitur krizën në Siri.

Sergej Lavrov theksoi se Amerika dhe Perëndimi nuk ka kanë marrë ndonjë masë serioze dhe efikase në luftën kundër terrorizmit në Siri. Ai shtoi se lufta kundër terrorizmit duhet të zhvillohet brenda kuadrit të ligjeve ndërkombëtare dhe të Kartës së OKB me qëllim që të mos krijohen katastrofa të reja si ato në Irak dhe Libi si dhe kriza aktuale në Siri. Nga ana tjetër, presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se grupet rebele siriane janë duke e shfrytëzuar armëpushimin për t’u rigrupuar. Në një dalje televizive nga Kirgizistani, Putin u shpreh se Moska është duke iu përmbajtur marrëveshjes të armëpushimit, të cilën po e mbështet edhe qeveria siriane. Por, sipas Putin, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se janë më të përqendruara në ruajtjen e kapacitetit ushtarak të grupeve të moderuara rebele, sesa në ndarjen e tyre nga grupet militante, që është edhe qëllimi i këtij armëpushimi. Më tej, Putin ka nxitur Uashingtonin të bëjë publike marrëveshjen e armëpushimit dhe të ndajë detajet e saj me Këshillin e Sigurisë të OKB. Presidenti rus gjithashtu u shpreh se Moska nuk do të zbulojë asgjë pa miratimin e SHBA, duke shtuar se ai është pozitiv mbi arritjen e një rezolute të Kombeve të Bashkuara.