Vriten 6 ushtarë turq në luftime me PKK
Shtator 17, 2016 18:26 Europe/Tirane
Në luftimet e zhvilluara sot mes forcave të ushtrisë turke dhe militantëve të PKK janë vrarë 6 ushtarë turq dhe 3 të tjerë janë plagosur.
Lajmi u bë i ditur nga gazeta turke Hurryet që shton se luftimet janë zhvilluar në qendër të provincës Hekari në juglindje të Turqisë. Po ky burim njofton se në këto luftime janë plagosur 5 rebelë të PKK. Ushtria turke ka nisur një ofensivë të gjerë kundër militantëve të PKK në zonat juglindore të Turqisë, por deri tani kjo ofensivë ka rezultuar me humbje të shumta për ushtrinë turke.
Tags