Rusia kritikon veprimet e Amerikës
Rusia e ka quajtur Amerikën mbrojtëse të grupit terrorist ISIS në Lindjen e Mesme. Maria Zakharova, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, në orët të para të së dielës deklaroi se Moska më parë kishte dyshim rreth përkrahjes së Amerikës ndaj grupit terrorist Fronti Nusra, mirëpo pas sulmit ajror vdekjeprurës të Amerikës kundër ushtarëve sirianë, ky dyshim u shndërrua në vërtetësi.
Agjencia Itartas e lajmeve njoftoi se znj. Zakharova shtoi se Amerika me këtë veprim vet u ka hapur rrugën terroristëve të ISIS në mënyrë që ta pushtojnë qytetin Dejrul-Zur me lehtësi dhe pa kurrfarë pengese. Zakharova tha se sulmi ajror i Amerikës kundër bazës ajrore të ushtrisë siriane në Dejrul-Zur të Sirisë, ka shkatërruar pajisjet ushtarake të këtij kampi ushtarak të këtij vendi siç janë tre tanke, tre automjete transportuese, katër predha hedhës dhe një pajisje kundërajrore. Moska kërkon nga Uashingtoni që të shpjegojë arsyet sa a ishte e qëllimtë apo jo kjo vrasje e ushtarëve sirianë. Sipas zëdhënëses së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë në mënyrë të paturpshme ka shkelur marrëveshje për tu dhënë fund armiqësive dhe kjo çështje ka krijuar shqetësime të mëdha tek Moska. Si pasojë e sulmit ajror të Amerikës që u krye të shtunën kundër bazës ajrore të ushtrisë siriane në Dejrul-Zur në lindje të Sirisë, janë vrarë 80 ushtarë sirianë dhe janë plagosure mbi 100 të tjerë.