Fillojnë zgjedhjet parlamentare në Rusi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i28264-fillojnë_zgjedhjet_parlamentare_në_rusi
Zgjedhjet parlamentare në Rusi kanë filluar në rajonet më lindore të Rusisë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 18, 2016 13:41 Europe/Tirane
  • Fillojnë zgjedhjet parlamentare në Rusi

Zgjedhjet parlamentare në Rusi kanë filluar në rajonet më lindore të Rusisë.

Rusia është duke mbajtur zgjedhje në mbarë vendin dhe pritet që partitë e mbështetura nga presidenti Vladimir Putin, të vazhdojnë të dominojnë në Dumën ruse. Votimet gjithashtu janë duke u zhvilluar edhe në gadishullin e Krimesë. Këto janë zgjedhjet e para që po mbahen atje që prej se Moska e aneksoi këtë territor nga Ukraina në vitin 2014. Votimet në mbarë vendin do të vazhdojnë për 22 orë. Sondazhet kombëtare të javëve të fundit kanë treguar se partia “Rusia e Bashkuar” që është pro-Krmlinit, me mbështetjen e rreth 50 për qind të votueseve, mund të marrë vota të mjaftueshme për të pasur mazhorancë absolute. Shtetet e Bashkuara dje kanë deklaruar se votimet për Dumën ruse në Krime, janë të jashtëligjshme. SHBA nuk do të njoh rezultatet e këtyre votimeve.