Partia e Putinit fiton bindshëm zgjedhjet parlamentare në Rusi
Shtator 18, 2016 19:25 Europe/Tirane
Rusia e Bashkuar, e mbështetur nga presidenti aktual Vladimir Putin, udhëheq bindshëm në zgjedhjet parlamentare në Rusi, teksa ka marrë 46.16 për qind të votave, sipas të dhënave nga 'exit pollet'-et.
Partia Liberal Demokrate zë vendin e dytë me 17.23 për qind të votave, kurse partia e tretë është ajo Komuniste me 16.64 për qind.Partia ‘Vetëm Rusia’ mori 6.49 të votave.Kurse dy partitë opozitare, Yabloko dhe Parnas, kanë marrë 3.5 dhe 1.2 për qind respektivisht, duke mos kaluar pragun e kërkuar prej 5 për qind.
Tags