Turqia shkarkon nga puna 28 mijë arsimtarë
(last modified Mon, 19 Sep 2016 17:58:36 GMT )
Shtator 19, 2016 19:58 Europe/Tirane
  • Turqia shkarkon nga puna 28 mijë arsimtarë

Rreth 28 mijë mësues janë shkarkuar nga puna dhe mbi 9 mijë të tjerë janë pezulluar për shkak se dyshohet se kanë lidhje me terrorizmin.

Zëdhënësi i kryeministrit turk Nurettin Canikli, duke folur pas një takimi të qeverisë tha se hetimet e mesuesve të pezulluar janë ende në proces, shkruan Reuters. Më tej ai shtoi se 455 mësues të cilët kishin qenë më parë të larguar nga detyra janë rikthyer në punë pasi hetimët kanë përfunduar.Deri tani Turqia ka shkarkuar ose pezulluar rreth 100 mijë nëpunës civilë, duke përfshirë gjyqtarë, prokurorë, policë dhe mësues që kur një grup ushtarësh u përpoqën për të rrëzuar qeverinë. Po ashtu, rreth 40 mijë persona janë ndaluar për lidhje të dyshuara me klerikun Fethullah Gylen.

 

Tags