Kushti i Rusisë për rifillimin e armëpushimit në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i28552-kushti_i_rusisë_për_rifillimin_e_armëpushimit_në_siri
Zëdhënësi i Kremlinit  deklaroi se ushtria ruse po shqyrton lajmet mbi sulmet ajrore ndaj karvanit të ndihmave humanitare në Siri dhe më pas do të dalë me një deklaratë në lidhje me këtë çështje.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shtator 20, 2016 15:52 Europe/Tirane
  • Kushti i Rusisë për rifillimin e armëpushimit në Siri

Zëdhënësi i Kremlinit  deklaroi se ushtria ruse po shqyrton lajmet mbi sulmet ajrore ndaj karvanit të ndihmave humanitare në Siri dhe më pas do të dalë me një deklaratë në lidhje me këtë çështje.

Dimitri Peskov zëdhënësi i Vladimir Putin, deklaroi se Uashingtoni nuk ka zbatuar angazhimet e tij ndaj marrëveshjes së armëpushimit në Siri dhe nuk ka bërë asnjë përpjekje për ndarjen e opozitarëve të moderuar nga grupet terroriste ISIS dhe fronti Nusra. Ai tha se kusht për rifillimin e armëpushimit në Siri është ndalja e çdo sulmi nga ana e terroristëve dhe amerikanët të mos kryejnë sulme të gabuara ndaj ushtrisë siriane. Armëpushimi në Siri përfundoi natën e së hënës ndërsa forcat amerikane kryen një sulm kundër pozicioneve të ushtrisë siriane në qytetin Dejrul Zur duke vrarë 90 ushtarë sirianë.