Vota e senatit amerikan për shitjen e armatimeve për Arabinë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/world-i28696-vota_e_senatit_amerikan_për_shitjen_e_armatimeve_për_arabinë_saudite
Senati amerikan ka hapur rrugën e shitjes së armatimeve me vlerë 1.5 miliard dollarë për Arabinë Saudite, edhe pse kjo është kritikuar ashpër në Kongres.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 22, 2016 04:43 Europe/Tirane
  • Vota e senatit amerikan për shitjen e armatimeve për Arabinë Saudite

Senati amerikan ka hapur rrugën e shitjes së armatimeve me vlerë 1.5 miliard dollarë për Arabinë Saudite, edhe pse kjo është kritikuar ashpër në Kongres.

Senati amerikan ditën e mërkurë me 71 vota pro kundrejt 27 votave kundër ka anuluar ligjin që ndalonte shitjen e pajisjeve ushtarake si tanke për Arabinë Saudite. Votimi në Senat ka penguar përpjekjet e senator Rand Pol nga radhët e republikanëve dhe të senator Kirs Murfi nga radhët e demokratëve, të cilët janë përpjekur për të ndaluar shitjen e armatimeve amerikane për Arabinë Saudite për shkak të shqetësimeve mbi rolin e sauditëve në luftë dhe për garën e armatimeve në rajon. Grupi i të drejtave të njeriut Kod Pink ka thënë se vota e senatorëve amerikanë ndaj këtij ligji është tepër zhgënjyes duke pasur parasysh krimet e Al Saud në luftën në Jemen. Në deklaratën e këtij grupi thuhet se vetëm gjatë periudhës së presidencës së Barack Obamës, Arabia Saudite ka blerë armatime nga Amerika në vlerë 100 miliard dollarë. Kompania IHS është një prej kompanive aktive në fushën e studimeve, analizave dhe konsultave tregtare dhe mbrojtëse. Kjo kompani thotë se blerja e armatimeve amerikane me vlerë 9.3 miliard dollarë nga Arabia Saudite në vitin 2015 është 50% më shumë në krahasim me vitin e kaluar.