Kundërshtohet amnistia e Edward Snowden në Amerikë
(last modified Thu, 22 Sep 2016 13:48:26 GMT )
Shtator 22, 2016 15:48 Europe/Tirane
  • Kundërshtohet amnistia e Edward Snowden në Amerikë

Shefi i administrimit kombëtar të inteligjencës në Amerikë deklaroi se ish-agjenti i NSA, ka plaçkitur dokumentet kombëtare dhe nuk do të ketë amnisti për atë.

Agjencia Sputnik e lajmeve njoftoi se James R. Clopper, shefi i administrimit kombëtar të inteligjencës në Amerikë, të mërkurën deklaroi se Edward Snowden ka plaçkitur dokumentet kombëtare të Amerikës dhe ka dëmtuar kapacitetet e Amerikës për tu përballur me kërcënimet e jashtme, prandaj kjo çështje nuk mund të falet. Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kanë kërkuar amnisti dhe falje për Edward Snowden. Snowden ishte kontraktor i NSA dhe në vitin 2013 zbuloi përgjimet e gjera të agjencive amerikane të inteligjencës nga qytetarët e zakonshëm. Autoritetet e inteligjencës amerikane thonë se kurrë nuk do të informohen saktësisht për sasinë e informacioneve që ka nxjerr Snowden nga kompjuterët e qeverisë së Amerikës. Snowden deri më tani ka zbuluar të dhëna që tregojnë se qeveria e Amerikës brenda dhe jashtë Amerikës ka përgjuar qytetarët e thjeshtë dhe krerët e shumë vendeve të botës. Kohëve të fundit Snowden i cili është strehuar në Amerikë, ka kërkuar amnisti dhe kthim në Amerikë.