Gjepurat e Netanjahut në Nju Jork: Irani kërcënim për botën!
Kryeministri i regjimi sionist në fjalimin e tij në takimin vjetor të AP të OKB ashtu si viteve të tjera, edhe këtë vit vazhdoi gjepurat e tij.
Agjencia ISNA e lajmeve duke cituar burimet e OKB, njoftoi se Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, nuk është pritur në nivel të mirë me fjalimin e tij në takimin vjetor të AP të OKB. Netanjahut në llomotitjet e tij pretendoi se Irani është kërcënimi më i madh për regjimin sionist, për rajonin e Lindjes së Mesme dhe për të gjithë botën. Ai në këtë rast vuri në dukje testimin e raketave balistike të Iranit dhe këto testime i quajti në kundërshtim me rezolutat e KS të OKB. Netanjahu që drejton regjimin mbështetës më të madh të terrorizmit, pretendoi se aktualisht po ndodhin ndryshim themelore në botën arabe dhe vendet arabe po kuptojnë se Izraeli nuk është armik i tyre, por një aleat. Armiku i përbashkët i tyre është Irani dhe ISIS. Netanjahu në vazhdim dënoi miratimin e rezolutave të OKB kundër Izraelit dhe pretendoi se qeveritë e vendeve të ndryshme duhet ta ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj Izraelit të kuptojnë kapacitetet e tij fusha të ndryshme. Netanjahu gjithashtu në reagim ndaj deklaratave të Mahmud Abas, kreut të AAP, deklaroi se kreu i AAP ka përpara dy rrugë, ose duhet të vazhdojë krijimin e urrejtjes ose duhet të bashkëpunojë me neve për arritjen e paqes.