Koreja e veriut kërcënon Amerikën dhe Korenë e jugut
Ushtria e Koresë së veriut ka kërcënuar se do të kryejë sulm bërthamor kundër Koresë së jugut dhe kundër bazës ushtarake amerikane në ishullin Guam.
Një prej autoriteteve të shtabit të forcave të armatosura të Koresë së veriut ka thënë se veprimet e Koresë së jugut dhe të Amerikës, po e çojnë gadishullin korean drejt një lufte bërthamore. Nga ana tjetër Koreja e Jugut ka një grup trupash ushtarake elitë që janë të gatshme të vrasin Kim Jong Un, nëse vendi do të ndihet i kërcënuar nga armët bërthamore të Koresë së Veriut. Ishte vetë ministri koreanojugor i mbrojtjes që e pranoi këtë gjatë një seance parlamentare. I pyetur nëse ka një forcë ushtarake e gatshme të eliminojë liderin koreanoverior, Han Min Koo u përgjigj, se ekzistonte një plan i tillë. “Koreja e Jugut ka një plan për të përdorur raketa ndaj bazave armike si dhe për të eliminuar lidershipin e armikut”, tha deklaroi ministri. Ministria koreanojugore e mbrojtjes tha se planifikon gjithnjë skenarin më të keq, atë të luftës bërthamore me Korenë e Veriut dhe vrasja e Kim Jong Un është pjesë e tij. Tensioni është i lartë në gadishullin korean pasi vendi komunist kreu testin e pestë bërthamor dhe pretendon se është gati për një të gjashtë.