Përgjigjet Gylen: Pas grushtit të shtetit fshihet Erdogan
https://parstoday.ir/sq/news/world-i28825-përgjigjet_gylen_pas_grushtit_të_shtetit_fshihet_erdogan
Kleriku turk, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Fethullah Gylen, që Ankaraja e akuzon për orkestrimin e grushtit të shtetit deklaron se në fakt vetë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan fshihej pas tij.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 23, 2016 18:32 Europe/Tirane
  • Përgjigjet Gylen: Pas grushtit të shtetit fshihet Erdogan

Kleriku turk, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Fethullah Gylen, që Ankaraja e akuzon për orkestrimin e grushtit të shtetit deklaron se në fakt vetë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan fshihej pas tij.

“Kaq shumë prova kanë dalë në dritë ditët e fundit sa kjo gjë është e sigurt”, tha Gylen në një intervistë për gazetën e përditshme gjermane, ”Die Zeit” dhe atë spanjolle ”El Pais”. “Erdogan kishte planifikuar grushtin e shtetit një vit më parë dhe i duhej vetëm të priste për mundësinë e duhur”, shtoi predikuesi, i cili jeton në mërgim në SHBA, që nga viti 1999. Në fillim të shtatorit qeveria turke ka kërkuar zyrtarisht ekstradimin e klerikut 78-vjeçar, i cili është armiku numër një publik në Turqi. Dita e tretë e protestave në Charlotte të SHBA