Një grua në krye të OKB
https://parstoday.ir/sq/news/world-i28828-një_grua_në_krye_të_okb
Senatorja filipinase Leila de Lima është zgjedhur sekretarja e re e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, teksa mandati i Ban Ki-moon merr fund.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shtator 23, 2016 15:08 Europe/Tirane
  • Një grua në krye të OKB

Senatorja filipinase Leila de Lima është zgjedhur sekretarja e re e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, teksa mandati i Ban Ki-moon merr fund.

Fitorja e De Lima’s vjen pas kërkesave të ish-sekretarit se personi i radhës që do të marrë zyrën e tij, duhet të jetë një grua. Kjo është hera e parë në historinë e Kombeve të Bashkuara që një femër mban këtë rol drejtues, pas lidershipit të 8 burrave. Në garën për vendin e Ban Ki-moon ishin 11 kandidatë: 5 femra dhe 6 meshkuj. Leila de Lima është një avokate dhe senatore filipinase. Ajo u caktua kryetare e Komisionit Filipinas për të Drejtat e Njeriut në 2008, dhe në 2010 pranoi të bëhej sekretare e Departamentit të Drejtësisë në Filipine. Ajo hoqi dorë nga kjo zyrë në 2015, për t’u përqendruar në kandidaturën për Senatin e Filipineve dhe në zgjedhjet vendore të 2016. Ajo do të fillojë të shërbejë si senatore e Filipineve në Kongresin e 17-të të vendit.