Dita e tretë e protestave në Charlotte të SHBA
https://parstoday.ir/sq/news/world-i28831-dita_e_tretë_e_protestave_në_charlotte_të_shba
Protestat në Charlotte në Karolinën Veriore vijuan në ditën e tyre të tretë. Një deklaratë e kongresmenit republikan të Karolinës së Veriut Robert Pittenberg, ka ndezur edhe më shumë protestat në vend, të cilat vijonë prej tre ditësh si pasojë e vrasjeve të njerëzve me ngjyrë nga policë të bardhë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 23, 2016 18:47 Europe/Tirane
  • Dita e tretë e protestave në Charlotte të SHBA

Protestat në Charlotte në Karolinën Veriore vijuan në ditën e tyre të tretë. Një deklaratë e kongresmenit republikan të Karolinës së Veriut Robert Pittenberg, ka ndezur edhe më shumë protestat në vend, të cilat vijonë prej tre ditësh si pasojë e vrasjeve të njerëzve me ngjyrë nga policë të bardhë.

Pittenberg në një intervistë me mediat deklaroi: “Shqetësimi ndodhet në mendjet e tyre, kanë zemërim dhe tërbim. Ata urrejnë njerëzit e bardhë sepse janë të sukseshëm, kurse ata jo”. Deklarata e tij referuar komunitetit me ngjyrë është përhapur me shpejtësi në internet dhe ka shkatuar një valë kritikash ndaj tij.  Demonstratat që kanë përfshirë qytetin Charlotte, kanë lënë të vdekur një person, pasi oficerët e policisë qëlluan ndaj tij, në mbrëmjen e dytë të protestave. Nëntë persona kanë mbetur të plagosur ndërsa 44 të tjerë janë arrestuar duke detyruar guvernatorin të shpallë gjendjen e emergjencës në qytet. Protestat u nxitën nga vrasja e Keith Scott nga një oficer i policisë. Afro-amerikani u qëllua për vdekje pasi policia raportoi se ai mbante në dorë një armë të cilën ai refuzoi ta lëshonte. Por familjarë të Scott thonë se ai po mbante një libër dhe jo armë, e për më tepër shtuan se ai ishte i gjymtuar. Vrasja e Scott është një ndër rastet më të fundit të dhunës policore mbi komunitetin afro-amerikan në SHBA. Një oficere e policisë është akuzuar për vrasje pa paramendim të gradës së parë pasi qëlloi për vdekje një person me ngjyrë në Tulsa, Oklahoma, makina e të cilit kishte bllokuar rrugën për shkak të një defekti.