Obama e bënë veto një projektligj tjetër kundër Arabisë Saudite
Presidenti i Amerikës të premten në mbrëmje ka bërë veto projektligjin për lejimin e ngritjes së aktpadive të familjarëve të viktimave të sulmeve të 11 shtatorit kundër Arabisë Saudite.
Ky është një prej rasteve të rralla të Barak Obamas si president i Amerikës që përdorë veton. Presidenti amerikan kishte afat deri në fund të ditës së premte që ta bëjë veto këtë projektligj të Kongresit të Amerikës, në të kundërtën ky projektligj do të hynte në fuqi si një ligj i zakonshëm. Kongresi dhe Senati i Amerikës kanë miratuar një projektligj i cili u jep mundësi ligjore familjarëve të viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Amerikë që të ngrehin aktpadi kundër Arabisë Saudite si një vend përkrahës i këtyre sulmeve. Shtëpia e Bardhë më parë ka paralajmëruar se nëse Kongresi miraton një ligj të tillë, Barak Obama do ta bëjë veto atë. Argumentimi i qeverisë së Barak Obamas në lidhje me këtë çështje është ky që nëse ky plan shndërrohet në ligj, atëherë vendet e tjera mund ta shfrytëzojnë këtë ligj si arsyetim për ngritjen akuzave dhe përndjekjen juridike të diplomatëve dhe forcave ushtarake ose kompanive amerikane. Në anën tjetër, anëtarët e Kongresit kanë paralajmëruar se në rast të vetos së Obamas, ky ligj përsëri do të shqyrtohet në Kongres.