Obama paralajmëron policinë për sjelljet e saj diskriminuese
https://parstoday.ir/sq/news/world-i28897-obama_paralajmëron_policinë_për_sjelljet_e_saj_diskriminuese
Presidenti amerikan Barack Obama ka paralajmëruar policinë amerikane për pasojat e vazhdimit të sjelljeve diskriminuese të policisë ndaj shtetasve amerikanë me ngjyrë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 24, 2016 09:51 Europe/Tirane
  • Obama paralajmëron policinë për sjelljet e saj diskriminuese

Presidenti amerikan Barack Obama ka paralajmëruar policinë amerikane për pasojat e vazhdimit të sjelljeve diskriminuese të policisë ndaj shtetasve amerikanë me ngjyrë.

Barack Obama me rastin e ceremonisë së hapjes së muzeut historik kombëtar të zezakëve në Amerikë, tha se ideja që policia amerikane ka sjellje diskriminuese duhet të jetë shqetësim për çdo qytetar amerikan. Presidenti amerikan, historinë e zezakëve në Amerikë e quajti një histori të mbushur me katastrofa dhe tragjedi dhe tha se të tilla ngjarje vihen re edhe sot në shumë zona të Amerikës. Vlen të theksohet se në qytetin Charlotte të Kalifornisë janë shtuar shumë trazirat pas vrasjes së 2 zezakëve nga ana e policisë.