Avionët turq bombardojnë zonat lindore të vendit
Avionët turq kanë kryer fluturime në zonat kufitare dhe malore të rajonit Juksek Ava në lindje të Turqisë.
Avionët turq dje në mbrëmje kanë bombarduar edhe qytetin kufitar Van, ku si objektiv i këtij sulmi ishin pozicionet e grupit PKK në zonat malore Xhelusat dhe Kadikoi. Deri tani nga ushtria turke nuk është dhënë asnjë prononcim për këto sulme. Agjencia Anatoli e lajmeve ditën e enjte njoftoi se nga operacionet e dronëve turq në malet Buzul Juksek Ava janë vrarë të paktën 6 pjesëtarë të PKK. Vlen të theksohet se rajoni Cekurava në afërsi të kufirit me Irakut dhe malet Tandurak dhe Calderan dhe Juksek Ava në afërsi të kufijve me Iranin, prej dy muajsh po përjetojnë sulme të ashpra të ushtrisë turke kundër pjesëtarëve të PKK.