Vazhdojnë protestat kundër racizmit në SHBA
Për të katërtën natë radhazi banorët e qytetit Charlotte në Karolinën Veriore kanë dalë në rrugët e këtij qyteti për të protestuar ndaj vrasjes së një njeriu me ngjyrë nga policia amerikane.
Përsëri raportohen përleshje të ashpra mes protestuesve dhe forcave të policisë dhe ka pasur të plagosur nga të dyja palët. Si pasojë e protestave kundër racizmit të policisë amerikane, deri tani dy protestues janë vrarë nga policia dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur dhe arrestuar. Gjithashtu raportohet edhe për 23 policë të plagosur. Protestat u nxitën nga vrasja e Keith Scott nga një oficer i policisë, teksa këta të fundit kërkonin një tjetër të dyshuar. Afro-amerikani u qëllua për vdekje pasi policia raportoi se ai mbante në dorë një armë të cilën ai refuzoi ta lëshonte. Por familjarë të Scott thonë se ai po mbante një libër dhe jo armë, e për më tepër shtuan se ai ishte i gjymtuar. Sot është publikuar videoja e momentit kur policia e Karolinës së Veriut qëllon për vdekjen njeriun me ngjyrë, ngjarje e cila shkaktoi dhe trazirat atje.Videoja është filmuar nga bashkëshortja e Keith Scott dëgjohet duke bërtitur “Mos e qëlloni”. Kjo video tregon se Scott nuk ka qenë i armatosur ashtu siç pretendon policia.