Moody’s: Turqia nuk ka kredibilitet për investime të huaja
Shtator 24, 2016 18:08 Europe/Tirane
Instituti ndërkombëtar Moody’s vlerësoi se Turqia ka humbur kredibilitetin për thithjen e investimeve të huaja.
Ankaraja këtë vlerësim të këtij instituti e cilësoi si “larg realitetit ekonomik të Turqisë.” Moody’s kredibilitetin e investimeve në Turqi e ndryshoi nga –Baa3 në B1 dhe në këtë mënyrë Turqia ka humbur statusin e vendit të përshtatshëm për investime. Edhe instituti tjetër Standard&Poor’s, më 20 Korrik, pra 5 ditë pas grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, e uli kredibilitetin ekonomik të Turqisë nga BB+ në BB. Këto vlerësime kanë shkaktuar irritimin e qeverisë së Ankarasë.
Tags