Barak Obama i kërkon falje presidentit sirian Bashar Asad
Shtator 24, 2016 15:43 Europe/Tirane
Ministri i Jashtëm i Rusisë deklaroi se presidenti i SHBA i ka kërkuar zyrtarisht falje presidentit sirian Bashar Asad për shkak të sulmit ajror të forcave amerikane ndaj pozicioneve të ushtrisë siriane në Deirul Zur.
Lavrov e konfirmoi këtë lajm në një intervistë me televizionin shtetëror të Rusisë. Ndërkohë, edhe një burim zyrtar në Damask, deklaroi se Obama i ka kërkuar falje presidentit Asad për sulmin e gabuar amerikan që shkaktoi vdekjen e 90 ushtarëve sirianë dhe plagosjen e mbi 120 të tjerëve. Uashingtoni e cilësoi si në “gabim” këtë sulm, ndërsa krerët e Damaskut e akuzuan ushtrinë amerikane se po vepron si forcë ajrore e ISIS-it.
Tags