Protesta kundër regjimit Al Saud në Uashington
Protestuesit në Uashington kanë kërkuar heqjen e imunitetit të Arabisë Saudite në lidhje me sulmet e 11 shtatorit 2001.
Kanali televiziv Press Tv njoftoi se qytetarët e Uashingtonit të shtunën janë mbledhur para Shtëpisë së Bardhë dhe kanë kërkuar heqjen e imunitetit të qeverive të huaja duke përfshijë edhe atë të Arabisë Saudite. Protestuesit kanë deklaruar se duhet të zbatohet drejtësia në lidhje financuesit e veprimeve terroriste si të sulmeve të 11 shtatorit 2001. Vendimi i presidentit amerikan për të përdorë të drejtën e vetos kundër projektligjit të Kongresit të Amerikës i cili u lejon familjarëve të viktimave të sulmeve të 11 shtatorit të ngrenë padi kundër Arabisë Saudite, ka irrituar aktivistët e të drejtave të njeriut dhe familjarët e viktimave të sulmeve të 11 shtatorit 2001. Media Benjamin, aktiviste kundër luftës, në lidhje me këtë ka thënë se Barak Obam po u jep përparësi më tepër marrëdhënieve me Arabinë Saudite se sa kërkesës së familjarëve të viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 dhe një trajtim i tillë është shumë negativ.