Dyfishohet dhuna raciste dhe ksenofobe në Gjermani
https://parstoday.ir/sq/news/world-i29035-dyfishohet_dhuna_raciste_dhe_ksenofobe_në_gjermani
Ministria e brendshme e Gjermanisë njoftoi për dyfishimin e sulmeve raciste dhe ksenofobe në Gjermani.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 25, 2016 04:52 Europe/Tirane
  • Dyfishohet dhuna raciste dhe ksenofobe në Gjermani

Ministria e brendshme e Gjermanisë njoftoi për dyfishimin e sulmeve raciste dhe ksenofobe në Gjermani.

Sipas një njoftimi të Parstoday, dhuna ndaj të huajve në Gjermani është dyfishuar në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Policia gjermane, që nga janari e deri në shtator të këtij viti ka regjistruar 507 të dhunës ndaj emigrantëve dhe të huajve në Gjermani. Ky numër është sa dyfishi i numrit të regjistruar vitin e kaluar. Në total në 8 muajt e parë të këtij viti janë regjistruar 1800 raste të ushtrimit të forcës dhe dhunës për arsye politike në Gjermani. Diskutimi për zonat në Gjermaninë Lindore, ku të huajt është më mirë të mos shkojnë. Sigurisht që është gabim, që të shpallësh territore të tëra zona të rrezikshme radikale të djathta dhe zona ku nuk duhet shkuar, sepse me ketë fyen pa të drejtë qytetaret e ndershëm. Por situatën atje nuk mund ta mohosh. Më në fund duhet vepruar. Radikalë të djathtë ka në lindje si dhe në perëndim të Gjermanisë dhe aktet e dhunës të këtyre njerëzve shtohen në të dy anët dhe kohët e fundit janë shtuar me 200%.