Çavushoglu: Amerika të ekstradojë në Turqi Fetaullah Gulen
Ministri i jashtëm i Turqisë kërkoi nga Amerika që të dorëzojë menjëherë liderin e lëvizjes Hizmet, Fetaullah Gulen.
Mevlut Çavushoglu në një intervistë dhënë kanalit France 24 ka thënë se Turqia i ka dorëzuar Amerikës dokumentacionin që vërteton implikimin e Gulen në grushtin e dështuar të shtetit në Turqi dhe pret nga pala amerikane që atë ta ekstradojë menjëherë. Të gjithë mes tyre edhe Amerika e dinë se në prapaskenë të grushtit të shtetit në Turqi qëndrojnë Fetaullah Gulen dhe bashkëpunëtorët e tij tha shefi i diplomacisë turke i cili Gulen e quajti terrorist që nuk ka vend në një shoqëri demokratike. Turqia akuzon Gulenin për grushtin e shtetit të 15 korrikut ku humbën jetën 237 persona.