Zgjidhet kreu i ri i Dumas ruse
https://parstoday.ir/sq/news/world-i29059-zgjidhet_kreu_i_ri_i_dumas_ruse
Presidenti i Rusisë ka dhënë një propozim për kreun e ri të Dumas ruse.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 25, 2016 09:21 Europe/Tirane
  • Zgjidhet kreu i ri i Dumas ruse

Presidenti i Rusisë ka dhënë një propozim për kreun e ri të Dumas ruse.

Këshilli i lartë i partisë në pushtet në Rusi me shumicë votash ka aprovuar propozimin e Valdimir Putin që Viacsellav Valvedin të zgjidhet si kryetar i ri i parlamentit të Rusisë. Dimitri Medvedev kryeministër i Rusisë dhe kreu i partisë në pushtet në Rusi, ka thënë se partia që ai drejton ka rënë dakord për zgjedhjen më të vështirë në postet shtetërore. Ai tha se tani e tutja partia e tij duhet të mendojë për zgjidhjen e problemeve më të mëdha dhe më të vështira.  Valvedin i zgjedhur për postin e kryetarit të parlamentit, në vitin 1990 ka qenë anëtar i këshillit bashkiak të qytetit Saratov në rajonin Vollga ë Rusisë dhe nga viti 1992-1994 ka qenë zv/kryetar bashkie dhe në vitin 1995 zv/kryetari i parlamentit lokal të qytetit Saratov. Duma ruse është e përbërë nga 450 deputetë e cila përveç nxjerrjes së ligjeve ka përgjegjësi që të kontrollojë dhe monitorojë punën e qeverisë.