Johnson: Rusia fajtore për zgjatjen e konfliktit në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i29101-johnson_rusia_fajtore_për_zgjatjen_e_konfliktit_në_siri
Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka deklaruar se Rusia është fajtore për zgjatjen e luftës në Siri.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 25, 2016 16:43 Europe/Tirane
  • Johnson: Rusia fajtore për zgjatjen e konfliktit në Siri

Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka deklaruar se Rusia është fajtore për zgjatjen e luftës në Siri.

Ish-kreu i Bashkisë së Londrës ka shkuar edhe më tej, duke hedhur idenë se Rusia mund të ketë kryer krime lufte me sulmin në karvanin e ndihmave. Rusia ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e autoriteteve amerikane se kanë qenë avionët e saj luftarakë që kanë kryer sulmin, i cili vrau 20 civilë. Rusia është fajtore për zgjatjen e luftës në Siri dhe mund të ketë kryer krime lufte, duke goditur karvanin e ndihmave të destinuara për në zonat e izoluara të vendit. Kështu ka deklaruar Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Boris Johnson. Ai në këtë intervistë tha:” Ata janë fajtorët që kjo luftë po zgjat kaq shumë, duke e bërë atë edhe më të tmerrshme. Kur bëhet fjalë për bombardimet e kamionëve të ndihmave në Aleppo, ne duhet të verifikojmë nëse kjo bëhet me koshiencë, pra në dijeni që ata janë civilë të pafajshëm, gjë e cila do të përbënte krim lufte.” Johnson u pyet edhe për afatin kohor të procesit formal për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian. Sipas tij, Britania ka shumë punë për të bërë para se të nisë procedurën formale të divorcit me Bashkimin Europian, por në momentin e nisjes, tha ai, vendi nuk do të lejojë zvarritjen e procesit.