Perëndimorët kërcënojnë Rusinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i29104-perëndimorët_kërcënojnë_rusinë
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e vet europianë thonë se i takon Rusisë që ta sjellë armëpushimin në Siri, duke tërhequr vërejtjen se durimi ndaj Moskës nuk është “i pakufizuar”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 25, 2016 16:49 Europe/Tirane
  • Perëndimorët kërcënojnë Rusinë

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e vet europianë thonë se i takon Rusisë që ta sjellë armëpushimin në Siri, duke tërhequr vërejtjen se durimi ndaj Moskës nuk është “i pakufizuar”.

Ministrat e jashtëm të Britanisë, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Shteteve të Bashkuara, dhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, e kanë mbajtur një mbledhje në Nju Jork. “Ngarkesa është në Rusinë, që ajo të provoj se ka gatishmëri dhe është e aftë për të ndërmarrë hapa të jashtëzakonshëm për shpëtimin e përpjekjeve diplomatike për ripërtëritjen e ndaljes së armiqësive, lejimin e ndihmës humanitare të papenguar dhe krijimin e kushteve të domosdoshme për vazhdimin e bisedimeve të udhëhequra nga Kombet e Bashkuara për tranzicionin politik”, thuhet në deklaratën e publikuar pas takimit. Ministrat, po ashtu, i kanë bërë presion Këshillit të Sigurimit të OKB-së për “ndërmarrje të hapave të mëtejmë urgjentë për shqyrtimin e brutalitetit të këtij konflikti”, veçanërisht përshkallëzimin ushtarak në qytetin verior sirian, Alepo.