Rusia: Anglia është fajtore për zgjatjen e luftës në Irak
Zëdhënësja e Ministrisë së jashtme të Rusisë kritikoi akuzat e bëra nga ministri i Jashtëm anglez ndaj Moskës dhe deklaroi se Anglia është fajtore për zgjatjen e luftës në Irak.
Maria Zakharova theksoi: “Kritikat e Londrës ndaj Moskës për zgjatjen e krizës në Siri duhet t’i kthehen mbrapsht Anglisë e veçanërisht po të analizojmë luftën në Irak. Të gjitha fjalët e funksionarëve anglezë në lidhje me këtë çështje janë të sakta, përveç dy fjalëve: Në vend të fjalës Rusi duhet të përmendet fjala Angli dhe në vend të fjalës Siri duhet përmendur fjala Irak.” Reagimi i zëdhënëses së Ministrisë së jashtme të Rusisë erdhi pasi Boris Johnson, ministër i Jashtëm i Anglisë akuzoi Rusinë për zgjatjen e luftës në Siri dhe për kryerjen e krimeve të luftës në këtë vend.