Amerika do të dislokojë armatime në Hapësirë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i29122-amerika_do_të_dislokojë_armatime_në_hapësirë
Një funksionar i Ministrisë së Jashtme të Rusisë deklaroi se Amerika ka në plan të dislokojë armatime në Hapësirë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 25, 2016 18:56 Europe/Tirane
  • Amerika do të dislokojë armatime në Hapësirë

Një funksionar i Ministrisë së Jashtme të Rusisë deklaroi se Amerika ka në plan të dislokojë armatime në Hapësirë.

Vladimir Irmakov, drejtor i sektorit të kontrollit të armëve në Ministrinë e Jashtme të Rusisë theksoi se Amerika kundërshton vazhdimisht propozimet e Rusisë për nënshkrimit e një traktati për demilitarizimin e Hapësirës dhe shkaku i kësaj është se Uashingtoni ka plane për dislokimin e armatimeve në Hapësirë. Në vitin 2014, Rusia propozoi një rezolutë në OKB për ndalimin e militarizimit të Hapësirës, por ky propozim u hodh poshtë nga SHBA dhe aleatët e tyre. Vladimir Irmakov, drejtor i sektorit të kontrollit të armëve në Ministrinë e Jashtme të Rusisë tha se Amerika detyroi edhe aleatët e saj në NATO si dhe Ukrainën, Izraelin dhe Gjeorgjinë të votonin kundër këtij propozimi të Rusisë.