Netanjahu takohet me Hillary Clinton
(last modified Mon, 26 Sep 2016 07:24:34 GMT )
Shtator 26, 2016 09:24 Europe/Tirane
  • Netanjahu takohet me Hillary Clinton

Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist ka zhvilluar një takim me Hillary Clinton kandidate e demokratëve për president në Amerikë.

Lajmi bëhet i ditur nga gazeta sioniste Jerusalem Post sipas të cilës kryeministri i regjimit sionist pas takimit që pati me republikanin Donald Trump, mbajti një takim edhe me kandidaten demokrate Hillary Clinton për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas shtabit elektoral të Hillary Clinton, palët në këtë takim diskutuan për marrëveshjen bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1. Clinton nga ana e saj ekzistencën e Izraelit për Amerikën e cilësoi jetike dhe tha se për zbatimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin, Uashingtoni do të ketë bashkëpunim të afërt me Izraelin. Kandidatja demokrate gjithashtu shprehu mbështetjen e saj për zgjidhjen me dy qeveri të çështjes së Palestinës dhe Izraelit. Ndërkohë shtabi i Donald Trump ka informuar se në takimin Netanjahu-Trump ky i fundit ka premtuar se në rast se futet në Shtëpinë e Bardhë marrëdhëniet mes Amerikës dhe Izraelit do të forcohen. Ai tha se në rast se futet në Shtëpinë e Bardhë, Bejtul Mukadesin do ta njohë zyrtarisht si kryeqytet të Izraelit.

Tags