Protesta në Meksikë, në përvjetorin e zhdukjes së studentëve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i29272-protesta_në_meksikë_në_përvjetorin_e_zhdukjes_së_studentëve
Studentë, të moshuar dhe punonjës të shtresës së mesme duke shoqëruar familjarët e 43 studentëve të zhdukur, u mblodhën në Zacalo, sheshin e qytetit dhe selinë e qeverisë për të kërkuar drejtësi për studentët dhe dorëheqjen e presidentit Enrique Pena Nieto.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 27, 2016 07:59 Europe/Tirane
  • Protesta në Meksikë, në përvjetorin e zhdukjes së studentëve

Studentë, të moshuar dhe punonjës të shtresës së mesme duke shoqëruar familjarët e 43 studentëve të zhdukur, u mblodhën në Zacalo, sheshin e qytetit dhe selinë e qeverisë për të kërkuar drejtësi për studentët dhe dorëheqjen e presidentit Enrique Pena Nieto.

Dhjetëra mijëra demonstrues marshuan të shtunën në Mexiko Sity për të shënuar përvjetorin e rrëmbimit të 43 studentëve nga një kolegj, raporton agjencia franceze e lajmeve. Familjarët e studentëve, të cilët u zhdukën në qytetin e Iguala-s, udhëhoqën marshimin në ditën të cilën protestuesit e emëruan si "Dita Kombëtare e Indinjatës". Studentë, të moshuar dhe punonjës të shtresës së mesme u mblodhën në Zacalo, sheshin e qytetit dhe selinë e qeverisë për të kërkuar drejtësi për studentët dhe dorëheqjen e presidentit Enrique Pena Nieto. Dy vjet më parë në një ditë si kjo, studentët e ngritën në protesta kundër trafikantëve të drogës dhe në këto protesta dy studentë u vranë nga policia dhe u arrestuan 43 të tjerë. Më pas policia këta 43 studentë i ka dorëzuar tek trafikantët e drogës. Këta të fundit pasi i vranë studentët ata i kanë hedhur në lum.