Zbulohet lidhja mes grupit terrorist MEK dhe Izraelit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i29353-zbulohet_lidhja_mes_grupit_terrorist_mek_dhe_izraelit
Said Abedini, prift spiun që kishte për mision të ngrinte kisha shtëpiake dhe të jashtëligjshme në Iran, pas lirimit të tij në kohën e organizimit të negociatave për marrëveshjen bërthamore, rinisi aktivitetin e tij me përmasa akoma më të gjera dhe duke pasur mbështetjen e Amerikës dhe të Izraelit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 28, 2016 05:31 Europe/Tirane
  • Zbulohet lidhja mes grupit terrorist MEK dhe Izraelit

Said Abedini, prift spiun që kishte për mision të ngrinte kisha shtëpiake dhe të jashtëligjshme në Iran, pas lirimit të tij në kohën e organizimit të negociatave për marrëveshjen bërthamore, rinisi aktivitetin e tij me përmasa akoma më të gjera dhe duke pasur mbështetjen e Amerikës dhe të Izraelit.

Sipas një njoftimi të agjencisë Afkarnews, Arabia Saudite e cila haptazi ka nisur injektimin e fondeve për rrjedhat terroriste dhe mediat anti-iraniane, është duke bërë përpjekje për tu afruar me rrjedha të cilat më parë nuk kishin aspak lidhje me Arabinë Saudite.  Bashkëpunimi me krishtërimin ungjillor të sektit Said Abedini dhe me rrjedhat terroriste në Siri, ka një mesazh të qartë që është zbulimi i bashkëpunimit të Izraelit me rrjedhat opozitare të Iranit. Përpara kësaj grupet opozitare iraniane të cilët ishin në dijeni të urrejtjes së thellë të popullit iranian ndaj sionistëve dhe monafekinëve, janë munduar të censurojnë dhe publikojnë sa më pak lajme lidhur me të, mirëpo tani po shfaqet fenomeni i bashkëpunimit të hapur të elementëve të devijuar me sauditët dhe Izraelin. Said Abedini, prift spiun që kishte për mision të ngrinte kisha shtëpiake dhe të jashtëligjshme në Iran, pas lirimit të tij në kohën e organizimit të negociatave për marrëveshjen bërthamore, rinisi aktivitetin e tij me përmasa akoma më të gjera dhe duke pasur mbështetjen e Amerikës dhe të Izraelit. Ky element i varur nga regjimi sionist, gjatë vizitës së delegacionit iranian në OKB, mori përsëri pjesë në takimin e grupit terrorist MEK. Zbulimi i marrëdhënieve të MEK me Izraelin, u bë pas shpalljes së marrëdhënieve mes sauditëve dhe regjimit sionist dhe kjo ka treguar karakterin e aktiviteteve të kaluara të këtyre rrjedhave në Iran.